Impressum
Të nderuar,

KosovaPress ka fatin dhe nderin që i takon një tregu me shumë volum dhe mundësi për rritje e zhvillim. Vitet qe po lëmë pas janë vite te prosperitetit, zhvillimit dhe inovacionit për ne dhe mediumet tjera. Në veçanti, vitin 2019 ne e konsiderojmë vit të mbarë dhe të sukseseve, sidomos duke ju referuar bashkëpunimeve dhe partneritetit të besuar në rritje. Krejt kjo falë punës së palodhshme të stafit dhe partnerëve tanë. Pa anashkaluar edhe bashkëpunëtorët dhe klientët të cilët patën besim tek ne.

Me klientë jemi duke shpërndarë përmbajtje të fuqishme vizuale dhe të shkruara që informojnë pastër dhe saktë, edukojnë, angazhohen dhe frymëzojnë fjalën dhe shprehjen e lirë, duke vazhduar të jemi një nga Agjencitë më të mëdha në rajon, dhe anëtare rajon dhe anëtare e Agjencive të shteteve të Ballkanit dhe Evropës Juglindore (ABNA-SE).

Gjatë vitit 2016 ne bëme një hap para, të parët në vend shtuam edhe produktin e ri -platforma ‘Live’, përcjelljen e aktiviteteve drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes me shpërndarje në të gjitha rrjetet sociale. Kështu do të vazhdojmë edhe me tutje duke ju përshtatur kërkesave dhe nevojave të tregut për të ruajtur primatin që kemi.

Me klientë partnerë, media vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, ambasadat e huaja në Kosovë e Shqipëri dhe Maqedoni, institucione, OJQ, kompani private, etj., kemi arritur besueshmërinë me cilësinë e xhirimeve me video, audio dhe transmetimeve direkt, ku çdo ditë mbulojmë dhjetëra aktivitete ditore, realizojmë tema dhe reportazhe për çështje që kanë ndikim në shoqëri dhe këtë 7 ditë në javë, për 365 ditë në vit.

KosovaPress që nga shtatori i vitit 2018 ka krijuar edhe departamentin e Produksionit i cili merret veçanërisht me prodhimin e emisioneve televizive ,reklamave dhe videove te ngjashme.

Për këto 21 vite kemi ecur bashkë me ju dhe pa marrë parasysh peripecitë, kemi arritur të kalojmë të gjitha barrierat që kemi hasur gjatë zhvillimit tonë.

Vitet që po vijnë presim t’i kemi edhe më të suksesshme, bashkë me ju dhe me trendët më të reja mediale në botë. E krejt kjo arrihet me besimin e padiskutueshëm tuaj! Bashkimi bën fuqinë.

Me respekt,
KosovaPress
This web site is maintained and managed by News Agency KosovaPress. All material on this site is unique production of KosovaPress, thus KosovaPress holds all the rights provided by copyright law according to legal dispositions on copyright and intellectual property. Use, modification and distribution for commercial purposes are strictly forbidden.
This website application was developed with the support of #SustainMedia Programme, co-funded by the European Union and the German Government, implemented by GIZ, DW Akademie and Internews. Its contents are the sole responsibility of KosovaPress and do not necessarily reflect the views of the EU or the German Government.
A.P.L. KosovaPress © 2002-2024 All rights reserved