Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj moscertifikimit të Listës Serbe, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Rohde, ka thënë se procesi i certifikimit është procedurë formale që nuk duhet të politizohet.
“Unë ndaj shqetësimet e BE-së dhe SHBA-së në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe. Zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë është thelbësor. Procesi i certifikimit është procedurë formale që nuk duhet të politizohet”, ka shkruar Rohde në X.
I share the the EU and US concerns regarding the non-certification of Srpska Lista. Equal application of the law to everyone is essential. The certification process is a strictly formal procedure that should not be politicized.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 23, 2024
Për moscertifikimin e Listës Serbe edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE kanë shprehur shqetësim.
Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Prishtinë ka reaguar duke thënë se si ambasadë janë thellësisht të shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe.
“Veprimet e KQZ-së rreptësishtë duhet të kufizohen në zbatimin e standaredeve dhe procedurave ligjore dhe çdo vendim për moskualifikimin e kandidatëve duhet të bazohet vetëm në zbatim të barabartë të ligjit. Procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike”, ka thënë zëdhënësi i kësaj ambasade për KosovaPress.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 për shkak të “thirrjeve nacionaliste” të kryetarit të kësaj liste, Zllatan Ellek, gjatë prezantimit të listës zgjedhore.
https://kosovapress.com/shba-e-shqetesuar-per-moscertifikimin-e-listes-serbe-nga-kqz-ja
https://kosovapress.com/%e2%80%8blista-serbe-nuk-kalon-certifikimin-ne-kqz