Pas operacioneve për vlerësimin e kushteve për emigrantët ilegalë, 49 persona u shpëtuan në det dhe u hipën në bordin e anijes Cassiopea për t’u transferuar në qendrat në Shqipëri, ku do të nisin procedurat për pritjen, ndalimin dhe vlerësimin e rasteve individuale.
Rinisja e marrëveshjes me Shqipërinë vjen pas një ndalese prej rreth dy muajsh.
Anija e Marinës italiane gati për të transferuar emigrantë në Shqipëri • KosovaPress
Transferimi i emigrantëve në qendrat përtej Adriatikut për një riatdhesim më të shpejtë, për të cilin kryeministrja Giorgia Meloni ka thënë disa herë se nuk dëshiron të heqë dorë, i është besuar anijes patrulluese të Marinës “Cassiopea”, e cila tashmë monitoron detin në Lampeduza.
Ajo pritet të mbërrijë nesër në brigjet shqiptare dhe sipas medias italiane do të ketë në bord 49 migrantë, raporton Tch.
Kampet në Gjadër, Gjykata e Kasacionit i jep të drejtë kryeministres italiane • KosovaPress
Në rastet e mëparshme, gjatë periudhës tetor-nëntor, ka qenë anija “Libra” ajo që sillte migrantët, por 20 azilkërkuesit e dërguar në qendrat e Gjadrit u liruan me vendimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Romës që refuzuan paraburgimet.
Këtë herë qeveria shpreson për një rezultat më të mirë. Tani ata që do të vendosin nuk do të jenë më magjistratët e seksionit të emigracionit, por gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, siç parashikon ligji i ri i kërkuar nga ekzekutivi dhe që ka hyrë në fuqi më 11 janar.