PZAP e hedh poshtë ankesën e LVV-së kundër certifikimit të Listës Serbe

PZAP e hedh poshtë ankesën e LVV-së kundër certifikimit të Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila kërkonte anulimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

Kjo ankesë u konsiderua që nuk i përmbush kërkesat ligjore.

Javën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje i kërkoi PZAP-së që ta shfuqizojë vendimin e KQZ-së për certifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e cila e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Zllatan Ellek, në prezantimin e kandidatëve për deputetë i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija”.

Kjo u bë shkak që dy anëtarë të KQZ, nga partia në pushtet – Sami Kurteshi dhe Albin Krasniqi, të kundërshtojnë certifikimin e këtij subjekti.


https://kosovapress.com/osmani-komenton-vendimin-e-kqz-se-lista-serbe-eshte-angazhuar-ne-akte-terroriste

https://kosovapress.com/pzap-anulon-vendimin-e-kqz-se-per-moscertifikimin-e-listes-serbe

https://kosovapress.com/lvv-ja-nuk-do-te-ankohet-per-vendimin-e-pzap-se-per-certifikimin-e-listes-serbe

https://kosovapress.com/lista-serbe-pjese-e-gares-zgjedhore-kqz-merr-vendim-pa-votim

https://kosovapress.com/lvv-drejton-ankese-ne-pzap-kunder-vendimit-per-certifikimin-e-listes-serbe

Lexo edhe

Video