Ish-kryeministri italian viziton kampin në Gjadër: Të bëhet burg për shqiptarët

Ish-kryeministri italian viziton kampin në Gjadër: Të bëhet burg për shqiptarët

Senatori dhe ish-kryeministri italian Matteo Renzi vizitoi sot kampin në Gjadër. Ai tha se do të ishte më e udhës që këto qendra të shndërroheshin në burgje që shqiptarët e dënuar në Itali të jenë më pranë të afërmve të tyre.

Gjykata vendos, 43 emigrantë të vendosur në Lezhë kthehen në Itali • KosovaPress

Sipas Renzit, krijimi i kampeve ka qenë propagandë e kryeministres Giorgia Meloni dhe jo realiteti, pasi nuk ka funksionuar për pakësimin e numrit të emigrantëve. Ai shtoi se Italia ka humbur rreth 1 miliard euro në investime për kampin e Gjadrit dhe Shëngjinit të cilat mund të ishin përdorur për pensionet dhe për rritjen e pagave, transmeton EuronewsAlbania, përcjell KosovaPress.


Pas dy muajsh ‘ngrirje’, mbërrin sot në Shëngjin anija me emigrantët nga Italia që do të strehohen në Gjadër • KosovaPress

“Do të ishte e udhës që këto qendra të shndërroheshin në burgje që shqiptarët e dënuar në Itali të jenë më pranë të afërmve të tyre. Ajo që artikulohet në Itali është lajm i rremë, ndërsa ky është realiteti. Giorgia Meloni është një influencuese shumë e mirë dhe vijon të përdorë këtë narrativë që me këtë qendër. Por me këto deklarata ajo ka hapur dyert e emigrantëve. Kjo nuk ka të bëjë me krahun politik të majtë apo të djathtë.

Unë shikoj çështjet e buxhetit, këtu shteti Italian humbi gati 1 miliardë euro nga buxheti i italianëve. Unë mendoj se këto para mund të ishin shpenzuar për pensionet dhe për pagat. Ky është opinion im. Ne jemi këtu për të dhënë një mesazh shumë të qartë, me propagandë politika ka konsensus por humbasin para dhe këto para janë të qytetarëve italianë”, tha Ranzi.

Lexo edhe

Video