Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se temat etnike në Maqedoninë e Veriut i hapin vetëm politikanët që s’kanë ide dhe alternativa konkrete për qytetarët.
Në konferencën për media, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ai tha se e pret vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për gjuhët, derisa mohoi ndërhyrjen e tij në këtë organ vendimmarrës.
Sipas tij, të gjithë gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese në Maqedoni të Veriut janë zgjedhur nga ish-koalicioni i kaluar qeverisës, LSDM-BDI.
Pas marrjes së pushtetit nga VMRO-DPMNE-ja në Maqedoni të Veriut, janë ngritur shqetësime për respektimin e të drejtave të shqiptarëve atje.
I pyetur për arrestimet e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ai tha se “çdo kush që nuk ka shkelur ligjin dhe kushtetutën në Maqedoni të Veriut” është i lirë të vizitoi këtë vend.
Ai nënvizoi edhe bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në çështjet e ekonomike, energjetike, arsimit dhe të transportit.
“Tema etnike hapin politikanë të cilët nuk kanë ide. Ne jemi të bisedojmë për çështje energjetike, ekonomike, transportit dhe bashkëpunim më të mirë për arsim dhe kështu me radhë’, theksoi ai.
Kryeministri maqedonas mohoi ndikimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, veçmas për vendimmarrjen e këtij trupi gjykues lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të Veriut.
Ai tha se kushdo që nuk e ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut “mund të vizitojë lirisht këtë vend”.
Sa i përket bashkëpunimit dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, Mickoski tha se për këtë çështje kanë folur shumë herët.
Pas marrjes së pushtetit nga VMRO-DPMNE-ja në Maqedoni të Veriut, janë ngritur shqetësime për respektimin e të drejtave të shqiptarëve atje.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) tash në opozitë, ka shprehur shqetësim për mosrespektim të Marrëveshjes së Ohrit – dokumenti që njihet si kontratë në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve.
Reagimet u rriten pas iniciativave për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të Veriut i detyron institucionet shtetërore të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20 për qind e qytetarëve.
Atje rreth 30 për qind e popullsisë janë shqiptarë, nga rreth 2 milionë banorë sa numëron shteti.
Për Ligjin për gjuhët, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë në dhjetor të këtij viti.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…