Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se është krenar për vendin e tij, siç theksoi ai, për tre vjet të rezistencës dhe heroizmit të ukrainasve.
Ai shkroi sot, më 24 shkurt, kur po bëhen tre vjet prej kur Rusia filloi pushtimin e plotë të Ukrainës.
“Tre vjet rezistencë. Tre vjet mirënjohje. Tre vjet heroizëm absolut i ukrainasve. Unë jam krenar për Ukrainën! Falënderoj të gjithë ata që e mbrojnë dhe e mbështesin. Të gjithë ata që punojnë për Ukrainën. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë atyre që dhanë jetën për shtetin dhe popullin tonë”, shkroi Zelensky në X.
Three years of resistance. Three years of gratitude. Three years of absolute heroism of Ukrainians. I am proud of Ukraine! I thank everyone who defends and supports it. Everyone who works for Ukraine. And may the memory of all those who gave their lives for our state and people… pic.twitter.com/HeNMpJX891
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 24, 2025
Ukraina është në luftë prej 24 shkurtit të vitit 2022 – kur Rusia filloi agresionin.
Gjatë kësaj periudhe janë shkatërruar shumë zona të Ukrainës si dhe kanë vdekur dhjetëra mijëra ushtarë dhe civilë./KosovaPress
Lexo edhe: https://kosovapress.com/tri-vjet-nga-agresioni-ushtarak-i-rusise-ne-ukraine