“Thyerja e Heshtjes: Fuqizimi i zërit nga Italia dhe Kosova kundër dhunës ndaj grave”

“Thyerja e Heshtjes: Fuqizimi i zërit nga Italia dhe Kosova kundër dhunës ndaj grave”

Ambasada e Italisë në Kosovë ka organizuar konferencën “Thyerja e Heshtjes: Fuqizimi i zërit nga Italia dhe Kosova kundër dhunës ndaj grave”.

Ngjarja do të mbahet në ambasadën e Italisë në Prishtinë.

Në fjalën hyrëse do të flasin, ambasadori i Italisë, Antonello De Riu, Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës dhe Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë së Kosovës.

Poashtu në diskutim në panel do të marrin pjesë edhe:

Moderatore: Donjeta Gashi, Gazetare

Edi Gusia ‐ Drejtoreshë Ekzekutive e Agjencisë Kosovare për Barazi Gjinore


Jubilea Kabashi ‐ Drejtoreshë, Shtëpia e Sigurt në Prizren

Chiara Tagliani ‐ Këshilltare për çështjet gjinore EULEX Kosovë

Kadri Gashi ‐ Organizata SIT

Në ceremoninë e mbylljes do të ketë edhe performancë muzikore instrumentale nga Prof. Jeta Gërqari ‐ Flaut.

Nën organizimin  e Ministrisë së Drejtësisë, sot fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

https://kosovapress.com/sot-fillon-fushata-globale-16-ditet-e-aktivizmit-kunder-dhunes-me-baze-gjinore

Lexo edhe

Video