Emisari special për dialogun i BE-së Miroslav Lajçak ka folur rreth dështimit të takimit të sotëm në Bruksel për të pagjeturit.
Ai në një postim në rrjetin X ka thënë se takimi ka dështuar për shkak të Serbisë.
Dështon takimi për të pagjeturit në Bruksel me fajin e Serbisë • KosovaPress
“Sot synuam të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Persona të Zhdukur në nivel deputetësh. U takova veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në një takim të përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, ka shkruar diplomati sllovak.