Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur Starlinkun në Kosovë.
Kurti ka shkruar se pas lëshimit të autorizimit nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Starlink ka filluar shërbimet satelitore të qasjes në internet edhe në Kosovë.
“Ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për qasjen në internet në çdo lokacion e cep të territorit të Republikës së Kosovës. Starlink është dëshmuar jashtëzakonisht i rëndësishëm në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve të tjera të emergjencave kombëtare”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.
Interneti i Starlink me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët tani është i disponueshëm në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga miliarderi amerikan Elon Musk përmes një statusin në platformën e tij X.