Është arrestuar me urdhër të Speciales, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, ka njoftuar i biri i tij, Fahriu.
Sipas tij, arrestimi është bërë rreth orës 08:00 të së enjtes para banesës së tij në Prishtinë.
“Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babain tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë”, ka shkruar ai.
https://kosovapress.com/klinaku-reagon-pas-arrestimeve-te-speciales
https://kosovapress.com/gjykata-speciale-arreston-serish-ish-kryetarin-e-malisheves-isni-kilaj