Pas raportimeve për arrestimin e një shtetasi serb i cili ishte paraqitur rrejshëm si agjent i AKI-së, ka reaguar ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi.
Ai përmes një reagimi në Facebook ka thënë se kohën e fundit AKI është sulmuar shumë.
“Të gjithë ata që duan të përfitojnë duke e dëmtuar inteligjencën e vendit duhet të përfundojnë me akuzën për rrezikim të sigurisë kombëtare”, ka shkruar ai.
Një shtetas i Serbisë ka përfunduar në pranga të enjten pasi dyshohet se bëri prezantim të rremë si zyrtar i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ai dyshohet se ka planifikuar vrasjen e një gruaje.
Sipas ish-deputetit Rrustem Mustafa, këto sulme nuk janë vetëm duke u paraqitur rrejshëm në emër të AKI-së, por edhe duke e sulmuar rrejshëm AKI-në.
E sipas njohësve të sigurisë, sulme të tilla bëhen për të dëmtuar imazhin e AKI-së dhe shtetit të Kosovës.