Një shtetas i Serbisë ka përfunduar në pranga të enjten pasi dyshohet se bëri prezantim të rremë si zyrtar i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ai dyshohet se ka planifikuar vrasjen e një gruaje kosovare. Raste të tilla, sipas njohësve të sigurisë, bëhen për të dëmtuar imazhin e AKI-së dhe shtetit të Kosovës.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami thotë për KosovaPress se ka raste kur persona të pa autorizuar janë paraqitur në emër të AKI-së, duke u përpjekur ta dëmtojnë dhe denigrojnë imazhin e këtij institucioni.
Islami thotë se përveç qëllimit për të dëmtuar imazhin, persona të tillë prezantohen në mënyrë të rreme edhe për të përfituar materialisht.
Sipas raportimeve, i dyshuari me inicialet R.B rreth 53 vjeç, shtetas i Serbisë është arrestuar të enjten në Fushë Kosovë.Lidhur me këtë rast, autoritetet e Kosovës kishin nisur hetim në prill të këtij viti.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...