Rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, kosovarët flasin për pritjet e tyre

Presidenti i 47-të amerikan Donald Trump ka shënuar rikthimin e tij politik gjatë ditës së dijshme, ku u bë ceremonia e inaugurimit dhe betimi i tij.

Pak orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë të presidentit Trump, qytetarët kosovar kanë dhënë qëndrimet e tyre se cili do të jetë roli i tij në Kosovë. Derisa pritjet e qytetarëve kanë qenë të mira duke thënë se Trumpi do të jetë më konkret, e më i prerë sidomos në dialogun Kosovë-Serbi.

Qytetari Hysen Fazliu nga Prishtina tha se si shoqëri kosovare nuk janë serioze derisa shtoi se duhet qëndruar sy hapur ndaj aleatit.

Falziu ka përmendur dialogun duke thënë se pret që punët të jenë më të prera e më serioze e jo të ngadalësuara.

“Mendoj që Trump ka me qenë më konkret, jo me i ngadalësua punët dhe realisht dialogu jonë duke e ditur me kë ka punë duhet me qenë i tillë, që me shkua punët më të prera, më serioze e jo të ngadalësuara“, tha ai.

Edhe qytetari Blendion Rizahu ka vetëm një kërkesë nga presidenti Trump. Ai pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.


Nga ana tjetër Behram Krasniqi mendon se Trumpin e kanë këshilluar pro-serbët derisa në këtë mandat pret që ai do jetë më i kujdesshëm me këshillat e tyre.

Edhe një qytetarë që nuk shprehi dëshirë të prezantohej me emër tregon se të gjithë presidentët e kaluar kanë pasur qëndrim të rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe shpreson që ky qëndrim të vazhdoj dhe me presidentin e ri të SHBA-ve.

Presidenti Trump është betuar dje si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara dhe ka mbajtur fjalimin tradicional të inaugurimit para shumë të pranishmëve dhe personaliteteve botërore.

Ndërsa mungesa e zyrtarëve të lartë institucionalë të Kosovës në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është konsideruar shqetësuese nga analistët politikë. Sipas tyre, kjo tregon për “raportet e dëmtuara të këtij estabilishmenti politik me SHBA-të”.

https://kosovapress.com/trump-betohet-president-i-47-te-i-shteteve-te-bashkuara

https://kosovapress.com/mungesa-e-krereve-institucionale-ne-inaugurimin-e-trumpit-po-konsiderohet-shqetesuese

Lexo edhe

Video