PZAP anulon vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe

PZAP anulon vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprvouar kërkesën e Listës Serbe lidhur me moscertifikimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

PZAP ka lëshuar një vendim në të cilin thuhet se KQZ urdhërohet të zbatojë vendimin e këtij institucioni.

Sipas PZAP-së, Lista Serbe ka dorëzuar dokumentacionin në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.


Kryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Zllatan Ellek, në prezantimin e kandidatëve për deputetë i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija”.

Kjo u bë shkak që dy anëtarë të KQZ, nga partia në pushtet – Sami Kurteshi dhe Albin Krasniqi, të kundërshtojnë certifikimin e këtij subjekti.

Çka pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit? • KosovaPress

Lexo edhe

Video