OEAK: Kosova të shqyrtojë heqjen e tarifave doganore për produktet Amerikane

OEAK: Kosova të shqyrtojë heqjen e tarifave doganore për produktet Amerikane

Pas vendimit të fundit të administratës amerikane për prezantimin e një strukture të re tarifore për mallrat e importuara, e cila afekton edhe Kosovën, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson se ky është momenti i duhur që Kosova të shqyrtojë zbatimin e një aranzhimi të njëanshëm preferencial tregtar për Shtetet e Bashkuara, duke hequr në tërësi tarifat doganore për mallrat e importuara nga ky vend, transmeton KosovaPress.

Në njoftimin e kësaj ode thuhet se derisa Kosova, për disa vite ka përfituar nga trajtimi pa doganë i më shumë se 3,500 produkteve në kuadër të Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave të SHBA-së (GSP), mallrat amerikane të eksportuara në Kosovë kanë vazhduar të jenë subjekt i taksave doganore.

“Heqja e kësaj tarife do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm dhe proaktiv drejt zgjerimit të marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat mbeten partneri më i afërt strategjik dhe ekonomik i Kosovës. Kjo masë do të shërbente si një demonstrim i qartë i gatishmërisë së Kosovës për të thelluar lidhjet ekonomike dypalëshe dhe përkushtimin e saj ndaj vlerave të përbashkëta të tregtisë së lirë dhe të drejtë. Ajo gjithashtu do të ndihmonte në pozicionimin e favorshëm të Kosovës në përpjekjet e ardhshme për të ndjekur një marrëveshje formale të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në komunikatë, transmeton KosovaPress.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë inkurajon Qeverinë e Kosovës që të veprojë me vendosmëri në këtë drejtim dhe rikonfirmon gatishmërinë e saj për të mbështetur përpjekjet institucionale që synojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik, tërheqjen e investimeve amerikane dhe krijimin e qasjes më të madhe në treg për bizneset kosovare dhe amerikane.

Gjatë ditës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka pritur me shqetësim vendimin e presidentit amerikan Donald Trump që t’i vendos eksporteve nga Kosova taksën prej 10%.


Në njoftimin e DhTIK, thuhet se ky vendim pritet ta godas edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejtë SHBA-ve ka pasur ulje përgjatë muajve të fundit, raporton KosovaPress.

https://kosovapress.com/taksa-e-shba-ve-ndaj-kosoves-do-ta-rendoj-edhe-me-shume-ekonomine-tone

Në listën e gjatë me më shumë se 60 shtete që do të preken nga tarifat e Administratës së Donald Trump, janë përfshirë edhe Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas tabelës që është bërë publike nga konferenca e Presidentit të SHBA-së, Kosova do të ketë një tarifë prej 10 për qind, transmeton KosovaPress.

Për këto tarifa ka pasur reagime nga Bashkimi Evropian. Goditje të rëndë për ekonominë botërore po e konsideron presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave universale. Derisa ka thënë se do të prekin konsumatorët në mbarë botën, raporton KosovaPress.

Në një konferencë për media, Von der Leyen ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndërmarrë kundërmasa nëse bisedimet me Uashingtonin dështojnë.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video