Nga një muaj paraburgim për 8 personat e arrestuar në rajonin e Mitrovicës

Nga një muaj paraburgim për 8 personat e arrestuar në rajonin e Mitrovicës

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj B.H., I.P., A.S., O.B., T.R., A.B., SH.S. dhe N.R., të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të akuzuarit u mbajt sot më 20 mars 2025, raporton KosovaPress.

Të pandehurve B.H., I.P. dhe O.B. iu caktua masa e paraburgimit për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “detyrimi” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse”.

Prokuroria kërkon paraburgim për tetë personat e arrestuar në aksionin e regjionit të Mitrovicës • KosovaPress

Ndërsa të pandehurve A.S., T.R. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse”.


Të pandehurve A.S., SH.S. dhe N.R. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Policia e Kosovës arrestoi 16 persona gjatë aksionit të zhvilluar të mërkurën në jug dhe veri të Mitrovicës, Leposaviq, Vushtrri dhe Skenderaj, pas hetimeve disa mujore. 

Policia tha se janë kontrolluar 21 lokacione, si dhe janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, dy palë pranga, thikë, tyta të armës, fotrolla për armë dhe 1 DVR.

Lexo edhe

Video