“Në këtë kohë sfiduese, prej nesh kërkohet të jemi vigjilentë dhe të kujdesshëm”

“Në këtë kohë sfiduese, prej nesh kërkohet të jemi vigjilentë dhe të kujdesshëm”

Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, sot, në të gjitha xhamitë e Kosovës, një pjesë e hytbesë (mesazhit) të xhumasë iu kushtua situatës së sigurisë në vendin tonë, pas sulmit terrorist të fundit, që ndodhi në veriun e vendin më 29 nëntor, një ditë pas festës së flamurit tonë kombëtar.

Në këtë mesazh u bë thirrje që ne si besimtarë, në këtë kohë sfiduese për vendin, të jemi të kujdesshëm dhe vigjilentë për mënyrën se si ne komunikojmë me të tjerët, në çfarëdo mënyrë që e bëjmë një gjë të tillë.


Gjithashtu pjesë e mesazhit ishte edhe bashkimi i të gjithëve, në mënyrë që të angazhohemi me të gjitha kapacitetet tona për të parandaluar çdo kërcënim, që mund ta cenojë paqen dhe sigurinë e kombit dhe shtetit tonë. Aty u bë thirrje për bashkëpunim me institucionet tona, të cilat siç u tha në mesazh, janë themeluar me gjakun e bijve dhe bijave tanë ndër breza.

https://kosovapress.com/shperthim-i-fuqishem-ne-zubin-potok

https://kosovapress.com/sulmet-ne-banjske-dhe-ai-ne-iber-lepenc-me-te-fuqishmet-qe-nga-paslufta

Lexo edhe

Video