Ka përfunduar pjesa e parë e ballafaqimit ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë.
Dardanët kanë shkuar në pushimin 15 minutash me epërsi minimale 1-0, raporton KosovaPress.
Golin e vetëm e realizoi mesfushori ofensivë Muharrem Jashari në minutën e pestë të ndeshjes pas asistimit nga Vedat Muriqi.
Në minutat e fundit të ndeshjes me karton të kuq nga loja u përjashtuar Muharrem Jashari pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kundërshtarit.
Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin 2 të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve.
https://kosovapress.com/e-nis-furishem-kosova-jashari-i-jep-epersine-dardaneve