Rusia po mbledh një ekip për negociata me Shtetet e Bashkuara pas bisedimeve mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin më 12 shkurt.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, pala ruse ka filluar përgatitjen e një ekipi negociator për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ndihmësi i Zelensky: Lufta mund të përfundojë me kushtet ruse, por do të ishte e kotë • KosovaPress
“Sigurisht, puna ka filluar për krijimin e një ekipi negociator. Ne do t’ju informojmë sapo presidenti të marrë një vendim,” tha Peskov.
Ai shtoi gjithashtu se nuk janë arritur marrëveshje konkrete për një vizitë të mundshme të negociatorëve amerikanë në Rusi.
Trump: Kam bërë marrëveshje me Putin, negociatat për Ukrainën fillojnë menjëherë • KosovaPress
Megjithatë, Peskov vuri në dukje se Putin dhe Trump ranë dakord të mbanin kontakte, si personalisht ashtu edhe në nivelin e ndihmësve.
Trump tregon çfarë i tha Putin në telefon • KosovaPress
“Ka shumë tema në rendin e ditës, të cilat shkurtimisht u përmendën gjatë bisedës telefonike të djeshme, por është herët të flitet për ndonjë afat, sepse puna sapo ka filluar”, tha Peskov.
Ukraina përgatitet të shkëmbejë territore me Rusinë në negociata të paqes • KosovaPress
Peskov sugjeroi që të përmbahen nga përcaktimi i parametrave specifikë për një zgjidhje dhe në vend të kësaj të pritet për rezultatet fillestare të diskutimeve ruso-amerikane. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Rusia “gjithmonë do të merr parasysh përvojën e marrëveshjeve të Minskut” në negociatat e reja.