Kurti uron Merzin: Kosova mezi pret thellimin e bashkëpunimit me Gjermaninë

Kurti uron Merzin: Kosova mezi pret thellimin e bashkëpunimit me Gjermaninë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar koalicionin CDU/CSU për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani.

Kurti po ashtu uroj edhe Friedrich Merzin, i cili pritet të jetë kancelar i ardhshëm.

Ai shton se Kosova dhe populli saj mezi presin vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.

“Urime Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren e zgjedhjeve federale gjermane. Kosova dhe populli i saj presin me padurim vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë”, ka shkruar Kurti në X.


Kandidati për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz, bëri një deklaratë të dielën para rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të vendit të tij, duke sinjalizuar një ndryshim të madh në qëndrimin e Evropës ndaj SHBA-së dhe NATO-s.

Sipas rezultateve të prelimiminare zyrtare të shpallura nga Këshilli Zgjedhor Gjerman, partitë e Unionit Kristian (CDU/CSU) fituan zgjedhjet me 28.6 për qind të votave. Zgjedhjet në Gjermani janë mbajtur ditën e diel.

Kandidati për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz, bëri një deklaratë të dielën para rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të vendit të tij, duke sinjalizuar një ndryshim të madh në qëndrimin e Evropës ndaj SHBA-së dhe NATO-s.

https://kosovapress.com/merz-sinjalizon-nje-epoke-te-re-per-evropen-kerkon-pavaresi-nga-shba

Lexo edhe

Video