Kurti uron KosovaPress-in: Në zjarrin e luftës, gjatë dimrit të acartë ka lindur Agjencia e lajmeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Agjencinë e lajmeve KosovaPress me rastin e 26-vjetorit të themelimit dhe fillimit të punës.

Kryeministri Kurti duke kujtuar 4 janarin e vitit 1999, tha se ‘në zjarrin e luftës gjatë dimrit të acartë të atij viti ka lindur KosovaPress’,

“Faleminderit edhe juve, urime edhe KosovaPress-it edhe ditëlindjen. Sepse mbaj mend më 4 janar 1999, në zjarrin e luftës gjatë dimrit të acartë të atij viti keni lindur ju. Ju dëshiroj shumë suksese në shumë vite e dekada në vijim”, ka uruar Kurti në një intervistë për KosovaPress,


KosovaPress u themelua më 4 janar 1999, duke dhënë kontribut të madh në informimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për luftën çlirimtare, krimet serbe dhe bombardimet e NATO-s.

KosovaPress është pjesë e rrjeteve të Agjencive të Lajmeve Ballkanit, ABNA-se  (ëëë.abnase.com) dhe Evropës, EANA (ëëë.neësalliance.com), duke e përmbyllur edhe ciklin e anëtarësimeve të saja në botë, aty ku Kosova është duke synuar.

Nga 1 janari, Agjencisë i është bashkuar Clive Marshall, ish-shef ekzekutiv i Agjencisë së Lajmeve PA Media Group në Mbretërinë e Bashkuar, si President jo-ekzekutiv i KosovaPress-it.

https://kosovapress.com/article?id=586311

Lexo edhe

Video