Kurti nuk flet për konsultimet, thotë se sërish do ta udhëheq qeverinë

Kurti nuk flet për konsultimet, thotë se sërish do ta udhëheq qeverinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish ka refuzuar të flas për konsultimet për formimin e qeverisë së re, raporton KosovaPress, por sipas tij, ekzekutivi i ri do të udhëhiqet sërish nga ai dhe partia e tij – Lëvizja Vetëvendosje.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila në koalicion me Guxo dhe Alternativa ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, përsëriti qëndrimin e tij se po presin certifikimin e rezultateve fillimisht, e më pastaj diskutimet për formimin e qeverisë së re, përcjellë KosovaPress.

Lidhur me këtë, Kurti u pyet të hënën pasi mori pjesë në aktivitetin e Agjencisë për Barazi Gjinore, në shënim të 8 marsit – Ditës Ndërkombëtarë të Gruas.


Lexo edhe: https://kosovapress.com/ky-eshte-rezultati-i-te-gjitha-votave-nga-zgjedhjet-ne-kosove

https://kosovapress.com/ska-vija-te-kuqe-keto-jane-skenaret-per-formimin-e-qeverise-se-re

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike të Kosovës, dhe e katërta sipas votave, është radhitur koalicioni AAK-Nisma.

Lexo edhe

Video