Kurti i quajti “ndryshk”, Mustafa: Paniku i thellë e detyron ta ulë nivelin e gjuhës

Kurti i quajti “ndryshk”, Mustafa: Paniku i thellë e detyron ta ulë nivelin e gjuhës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ka reaguar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili i cilësoi këta të fundit si “ndryshk”.

Deputeti Mustafa tregon se Albin Kurti është në panik të humbjes andaj ka vendosur që të thumboj subjektet tjera politike e sidomos Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Kryeministri i Kosovës, njëkohësisht edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti do të bënte mirë t’i njoftonte qytetarët e Kosovës nëse ka punuar diçka për katër vitet e fundit dhe të shpaloste një program për katër vitet e ardhshme. Në pamundësi për të treguar diçka që ka punuar, sepse nuk ka punuar asgjë as ai as qeveria e tij për katër vite e njëkohësisht nuk po kanë çfarë të tregojnë as për katër vite të ardhshme sepse janë të njoftuar me dëshpërim të thellë nga qytetarët e Kosovës, kanë vendosur të ulin nivelin e gjuhës duke thumbuar partitë e veçanërisht Lidhjen Demokratike të Kosovës”, deklaroi ai.

“Kosova nuk mundet të duroj edhe katër vite tjera”, tha Mustafa. Ai qeverinë Kurti po e cilëson si qeveri me premtime të thyera. Sipas Besian Mustafës, qytetarët e Kosovës po iu bashkëngjiten LDK-së çdo ditë e më shumë.


Pos këtyre deklaratave, Mustafa reagoi edhe për refuzimin e tubimit në Komunën e Gjilanit, gjë që është pamundësuar nga ana e pushtetit lokal. Ai tha se LDK ka marr përgjigje me vonesë.

Kurse në anën tjetër deklaroi se Vetëvendosja ia ka miratuar vetës një tubim të tillë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një tubimi në Ferizaj tha se “PDK dhe LDK nuk janë ndryshimi por janë ndryshku”.

https://kosovapress.com/kurti-ne-ferizaj-pdk-dhe-ldk-nuk-jane-ndryshimi-por-jane-ndryshku

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video