Komunës së Suharekës i zhbllokohet llogaria bankare

Komunës së Suharekës i zhbllokohet llogaria bankare

Komunës së Suharekës i është zhbllokuar sot llogaria bankare, ka bërë të ditur kryetari i saj, Bali Muharremaj.

Kryetari Muharremaj ka theksuar se ‘puna do të vazhdoj e nuk do të ndalemi asnjëherë, për shërbim ndaj qytetarëve’.

“Presioni publik dha rezultat”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.


Kryetari Muharremaj dje ka kritikuar nivelin qendror, në këtë rast Qeverinë e Kosovës se i kanë bllokuar kësaj komune llogaritë bankare.

Për këtë ka reaguar menjëherë ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili e ka quajtur ‘dezinformatë’.

https://kosovapress.com/komunes-se-suharekes-i-bllokohet-llogaria-bankare-reagon-ministri-murati

https://kosovapress.com/bllokimi-i-llogarise-se-komunes-suharekes-murati-qeveria-nuk-bllokon-llogari

Lexo edhe

Video