Edhe dy muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për shpërthimin në “Ibër-Lepenc”

Edhe dy muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për shpërthimin në “Ibër-Lepenc”

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin të dyshuarve, J.V., dhe D.V., për shpërthimin në kanalin e “Ibër-Lepencit” në Varagë të Zubin-Potokut më 29 nëntor të vitit të 2024.

Gjykata Themelore ka njoftuar se e mori vendimin me kërkesë të Prokurorisë Speciale, shkruan KosovaPress.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve J.V. dhe D.V., iu vazhdohet në kohëzgjatje prej 2 muaj, për secilin”, thekson zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.


Sulmi me eksploziv ku nuk pati viktima, u dënua nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa kryeministri Albin Kurti akuzoi fqinjin verior që sipas tij ka synuar të dëmtojë infrastrukturën më të rëndësishme të Kosovës.

U arrestuan tetë persona, prej të cilëve gjashtë u liruan pak ditë më vonë, ndërsa dy prej tyre vazhdojnë të jenë në paraburgim.

https://kosovapress.com/mesohet-vlera-e-demit-te-shkaktuar-nga-sulmi-terrorist-ne-iber-lepenc

Lexo edhe

Video