Cakolli publikon listat me emra që pritet të jenë deputetët e legjislaturës së re

Cakolli publikon listat me emra që pritet të jenë deputetët e legjislaturës së re

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka publikuar listat me emra të atyre që, sipas tij, pritet të jenë deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka shkruar se votat e mbetura për numërim, nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim, raporton KosovaPress.

Cakolli ka publikuar në Facebook përbërjen e re të Kuvendit, si dhe atë të grupeve parlamentare të subjekteve politike që kanë siguruar mandate, duke përfshirë edhe komunitetet jo-shumicë.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha më herët për KosovaPress se ky proces pritet të përfundojë të mërkurën në mbrëmje.


Sipas të dhënave të përditësuara të KQZ-së më 4 mars në ora 23:02, deri më tash janë numëruar 78.57 për qind e votave me kusht.
Te votat me kusht prin Lëvizja Vetëvendosje me 40.21 për qind, apo 2 mijë e 634 për qind vota.

E dyta në renditje është Partia Demokratike e Kosovës me 18.11 për qind apo 1 mijë e 186 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.54 për qind apo 887 vota, raporton KosovaPress.

Lista Serbe në votat me kusht ka marrë 11.37 për qind apo 745 vota, derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën, kanë marrë 6.21 për qind apo 407 vota.

Ndërkaq, të martën ka përfunduar edhe numërimi i votave të ardhura përmes postës./KosovaPress

https://kosovapress.com/kur-pritet-te-perfundoje-numerimi-i-votave

Lexo edhe

Video