KFOR-i siguron një mjedis të sigurt duke nxitur një Kosovë multietnike dhe demokratike, tha admirali Giuseppe Cavo Dragone i cili qëndroi dje në Prishtinë bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Giuseppe Cavo Dragone, i cili është kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, e lavdëroi “përkushtimin e palëkundur të të gjithë personelit të KFOR-it, i cili vazhdon të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë që nga viti 1999”, transmeton KosovaPress.
“Vlerësim i veçantë për Ekipin Ndërlidhës dhe Këshillues të NATO-s, tani të udhëhequr nga gjenerali Christian Nawrat, për rolin e tyre kryesor në këshillimin dhe mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke rritur stabilitetin rajonal”, shkroi në X admirali Giuseppe Cavo Dragone.
During the visit with the NAC, we praised the unwavering dedication of all #NATO‘s #KFOR personnel, who continue to safeguard peace & stability in #Kosovo since 1999.
— Admiral Giuseppe CAVO DRAGONE (@CMC_NATO) March 11, 2025
Under the current leadership of MG Enrico Barduani🇮🇹, KFOR ensures a secure environment, fostering a multi-ethnic… https://t.co/juW8r9uNvF pic.twitter.com/5g8mp365xN
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë më 11 mars, Mark Rutte tha NATO mbështet paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, raporton KosovaPress.
“Prania sot këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, tha ai, përcjell KosovaPress.