​Kupa e Kosovës/ Llapi e Drenica në gjysmëfinale

​Kupa e Kosovës/ Llapi e Drenica në gjysmëfinale

Llapi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll pasi ka eliminuar Malishevën me rezultat 1-0 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.


Golin e vetëm të kësaj ndeshje e realizoi Ardit Tahiri në minutën e 45’ të ndeshjes, raporton KosovaPress.

Edhe Drenica ka siguruar një vend në katërshen më të mirë të kësaj gare pasi e ka eliminuar Ferizajn. Heroi i skuadrës nga Skenderaj ishte Fofana i cili realizoi golin e fitores për Drenicën në minutën e 18’ të ndeshjes.

Lexo edhe

Video