Ndeshja me Ukrainën për kualifikim në Kampionatin Evropian, por edhe organizimi i IHF Trophy për Zonën Ndërkontinentale për hendbollistët e grupmoshës U18 e U20 janë dy prej aktivitete shumë të rëndësishme që Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) do t’i këtë gjatë kësaj jave.
Në një konferencë për media, presidenti i kësaj federate Edi Kolgeci theksoi se në Kosovë do të zbarkojnë tetë shtete të mëdha që do të marrin pjesë në këtë turne kualifikues për në Kampionatin Botëror të Hendbollit, raporton KosovaPress
“Të gjitha përgatitjet i kemi kryer dhe vetëm po presim këto shtetet që do të marrin pjesë ta arrijnë nëpër hotelet e tyre dhe të fillojnë më stërvitjet dhë përgatitjet për startimin e kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Marrin pjesë 12 kombëtare nga tetë shtete, do të thitë gjashtë marrin pjesë në U18 dhe gashtë në U20, faktikisht organizohet për dy gjenerata. Shtete pjesëmarrëse janë Bullgaria, Kosova, Nkaragua, Nigeria, Kalifornia e Re, Ruanda, Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Uzbekistani”, bëri të ditur Kolgeci.
Kurse sekretari i FHK-së, Muhamet Arifi foli për rëndësinë që ka ndeshje e Kombëtares A me Ukrainën të enjten në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
“Sa i përket ndeshjes Kosova-Ukraina kjo është në procesin e aktiviteteve në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian që tani e katër vite Federata e Hendbollit dhe kombëtaret e saj gjinden ne raundin e dytë dhe shpresojmë duke marrë parasysh formën dhe disponimin e ekipit synojmë që këtë ta arrijmë të fitojmë ndaj Ukrainës dhe t’i shtojmë gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian”, theksoi Arifi.
Ai zbuloi se në këtë ndeshje Kosova shkon me dy mungesa shumë të rëndësishme.
“Në këtë listë mungon Kastriot Jupa dhe Arbios Mushkolaj të cilët kanë qenë pjesë e kombëtares në IHF Cup por për shkak të lëndimeve të tyre tani janë jashtë fushës ndërsa të tjerët lojtarë janë të gjithë të pranishëm dhe mund të them lirisht që janë të kompletuar. Gjithsesi ka ndikim edhe Kastriot Jupa si njëri prej lojtarëve me më së shumti ndeshje të zhvilluara për Kombëtaren e Kosovës”, ka thënë Arifi.
Në fund, preisdneti i FHK-së, Kolgeci theksoi se këto ngjarje sportive po i paraprijnë përpjektjeve të mëdha që Federata e Hendbollit është duke i bërë që në një të ardhme të afër Kosova ta organizojë edhe ndonjë Kampionat Evropian ose Botëror për seniorë.