Policia e Kosovës gjatë kontrollit në një shtëpi ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë Karabinë, një pushkë gjuetie, 71 fishekë, dy rrethore për municion, një çantë ushtrie, një futrollë për pushkë dhe pajisje për pastrimin e armëve.
Armët janë gjetur në shtëpinë e një femre në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.