Zvonko Veselinoviq i lidhur me kaosin në transportin publik gjatë protestave në Beograd

Zvonko Veselinoviq i lidhur me kaosin në transportin publik gjatë protestave në Beograd

Të shtunën e kaluar, më 15 mars, transporti publik në Beograd u ndal plotësisht, duke shënuar një precedent të paprecedentë në historinë e qytetit. Një ndër figurat e lidhura me këtë kaos është biznesmeni kontrovers Zvonko Veselinoviq, i cili ndodhet në listën e zezë të SHBA-së për aktivitete kriminale dhe lidhje me qarqe të fuqishme politike dhe ekonomike në Serbi, shkruan N1.


Protesta e madhe që u mbajt atë ditë paralizoi kryeqytetin serb, pasi edhe kompanitë private të transportit refuzuan të qarkullonin. Sipas “Forbes Serbia” , një nga kompanitë kryesore të transportit në Beograd, Strela, është e lidhur ngushtë me Predrag Lovriqin, një biznesmen që ka lidhje të drejtpërdrejta me Veselinoviqin. Lovriq është bashkëpronar i kompanisë Meteor 017, ku 50% e aksioneve janë në pronësi të Vladan Milanoviqit, drejtorit të Betonjerka Aleksinac, e cila është në pronësi të Inkop-it, kompani e kontrolluar nga vëllezërit Veselinoviq, përcjell KosovaPress.

Gjithashtu, lidhjet mes Lovriqit dhe Veselinoviqit dalin në pah edhe përmes kompanisë metalurgjike Metalotehna MP AD. Ky ndikim i rrjetit të Veselinoviqit në transportin publik hedh dyshime serioze mbi arsyet e ndaljes totale të qarkullimit urban gjatë protestave, duke ngritur pikëpyetje për përfshirjen e qarqeve të afërta me pushtetin në këtë vendim drastik.

Lexo edhe

Video