Zvicra shton numrin e refuzimeve të azilkërkuesve

Zvicra shton numrin e refuzimeve të azilkërkuesve

Bilanci i azilkërkuesve të refuzuar që largohen nga Zvicra u rrit me 18.5 për qind vitin e kaluar.

Numri i përgjithshëm ishte 7.205, krahasuar me 6.077 në 2023, njoftoi sot Sekretariati Shtetëror Zviceran për Migracionin (SEM).

Siç shkruan swissinfo, numri i largimeve ishte dukshëm më i lartë vitin e kaluar se në vitin 2023, si në rastin e kthimit në vendin e origjinës (4248, +14.7%) ashtu edhe në rastin e transferimit sipas Marrëveshjes së Dublinit (2491, +23.3 %), thekson SEM.


Transfertat në bazë të Marrëveshjes së Dublinit janë rritur pavarësisht vendimit të qeverisë italiane, e cila ende nuk pranon transferta të tilla nga Zvicra apo ndonjë vend tjetër evropian.

Nga 7.205 azilkërkuesit e refuzuar që u larguan nga Zvicra, 2.467 (34.2%) u larguan në mënyrë të pavarur, ndërsa 4.738 (65.8%) u kthyen me një shoqërim në vendin e tyre të origjinës, në një vend të tretë ose në shtetin përgjegjës sipas Marrëveshjes së Dublinit.

Në rastin e parë, grupin më të madh e përbënin turqit (667, +96.1% krahasuar me vitin 2023), të ndjekur nga algjerianët (317, -9.4%) dhe gjeorgjianët (250, +4.2%). Në rastin e dytë, më të shumtët ishin algjerianët (742, +37.4%), përpara marokenëve (416, +32.5%) dhe afganët (382, +6.4%).

Lexo edhe

Video