Zubin Potok, dyshohet se kanali ku ndodhi shpërthimi furnizon KEK-un me ujë

Zubin Potok, dyshohet se kanali ku ndodhi shpërthimi furnizon KEK-un me ujë

Një shpërthim i fuqishëm sonte në Varagë të Zubin Potok, ka dëmtuar kanalin e ujit Ibër-Lepenc.

Dyshohet se kanali në të cilin ndodhi shpërthimi, furnizon Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) me ujë.  


KosovaPress mëson se mund të priten probleme të furnizimit me energji elektrike.

Policia më herët konfirmoi për KosovaPress se ka pasur shpërthim dhe se ekipet policore po punojnë për ndriçimin e rastit.

Lexo edhe

Video