Qendra e votimit me kusht në Zubin Potok gjatë ditës mbeti pa fletëvotime. Për këtë problem kanë folur për KosovaPress edhe qytetarë e kryesues të asaj qendre të votimit.
Stojadin Janiçijeviq ka shprehur shqetësimin e tij, teksa ka treguar se ka pritur gjatë për votim.
“Jemi duke pritur këtu që nga ora 11:30 në korridoret, para ndërtesës, kur arritëm më në fund, nuk kishte fletëvotime, tash po presim që dikush të na thotë ku të shkojmë për të votuar, unë është dashur në Komunën e Leposaviqit të votoj, përkatësisht në fshatin Borqa, mirëpo këtu na sollën dhe na thanë së këtu duhet”, ka thënë ai.
Lajmi i plot
Edhe Jagoda Nestoroviç ka thënë se janë në pritje të fletëvotimeve, meqë nuk po arrijnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
“Ne po presim fletët e votimit, nuk kanë, kanë mbetur pa to dhe nuk mund të votojmë…”, tha ajo.
Ndërkaq, Đukić Milutin, i cili është kryetar i kësaj qendre të votimit në Zubin Potok ka thënë se janë në pritje të fletëvotimeve.