Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj ka marrë përkrahje nga qytetarët e Malishevës.
Pas tubimit të mbajtur të premten në këtë komunë, Zogaj tha se ka zell për të ndërtuar së bashku të ardhmen që të gjithë e meritojnë.
“Sonte isha në Malishevë ku pata kënaqësinë të takohem dhe të bisedoj me qytetarët e saj të mrekullueshëm. Ndjeva përkrahje të fuqishme dhe zell për të ndërtuar së bashku të ardhmen që të gjithë e meritojmë. Faleminderit Malishevë për mikpritjen e ngrohtë dhe për energjinë pozitive. Ky është vetëm fillimi, së bashku mund të arrijmë shumë”, tha Zogaj.