Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka inauguruar Qendrën Nënkomunale të të Verbërve te rinovuar, e cila tashmë ofron kushte më të mira për anëtarët e komunitetit.
Zogaj theksoi se nënkryetar i Prishtinës është një nder të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për komunitetin e të verbërve.
“Ne jemi të përkushtuar që çdo hap që marrim të çon drejt një shoqërie më të përfshirë dhe mbështetëse,” tha ai.
Inaugurimi i kësaj qendre është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët dhe forcimit të solidaritetit në Prishtinë.
“Artikulli i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”