Zogaj dhe kryetari i LDK-së prezantuan projektin për zhvillimin e turizmit në Brezovicë

Zogaj dhe kryetari i LDK-së prezantuan projektin për zhvillimin e turizmit në Brezovicë

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj ka njoftuar se bashkë me kryetarin e partisë e kanë prezantuar projektin për zhvillimin turizmit në Brezovicë – me një investim prej 80 milionë eurosh.

Projekti do të përfshijë ndërtimin e teleferikëve të rinj, gondolave dhe shtigjeve të reja për skijim, si dhe përmirësimin e infrastrukturës.


Përveç investimeve publike, priten projekte private në fushën e hotelerisë dhe mirëmbajtjes, që do të kontribuojnë në rritjen e turizmit dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Ky projekt synon të shndërrojë Brezovicën në një destinacion turistik të nivelit ndërkombëtar dhe të krijojë mundësi punësimi për komunitetin lokal.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video