Zogaj dhe Abdixhiku në rrugëtim të përbashkët për ndryshimin e madh

Zogaj dhe Abdixhiku në rrugëtim të përbashkët për ndryshimin e madh

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Alban Zogaj me numër 28, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim në Facebook, Zogaj ka thënë se kjo mbështetje forcon përkushtimin dhe përgjegjësinë e tij ndaj qytetarëve të vendit tonë.

“Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi dhe që na kanë mbështetur pa kursyer, në çdo hap të këtij procesi të rëndësishëm. Rrugëtimi ynë vazhdon dhe do të jetë gjithmonë për qytetarët!”, ka shkruar ai.


Postimi i plotë:

Sot, pas pesë vjetësh së bashku me Lumirin, shohim me krenari çdo hap që kemi ndërmarrë, çdo mësim që kemi marrë dhe çdo strukturë që kemi ndërtuar. Ajo që më ndihmon të shoh me optimizëm të ardhmen është besimi i fortë se ky udhëtim më ka forcuar më shumë bindjen time: politika nuk është thjesht pushtet, është përgjegjësi, përkushtim dhe besnikëri ndaj qytetarëve që na kanë besuar.

Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi dhe që na kanë mbështetur pa kursyer, në çdo hap të këtij procesi të rëndësishëm. Rrugëtimi ynë vazhdon dhe do të jetë gjithmonë për qytetarët! Jemi së bashku në këtë rrugëtim për ndryshimin e madh! #LDK124 #LumirAbdixhiku1 #AlbanZogaj #Voto28

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video