Zlatan Elek refuzon të përgjigjet nëse Lista Serbe do të dërgojë serbë nga Kosova për të mbrojtur Vuçiq

Zlatan Elek refuzon të përgjigjet nëse Lista Serbe do të dërgojë serbë nga Kosova për të mbrojtur Vuçiq

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nuk ka pranuar të përgjigjet sot (e premte) nëse Lista Serbe po planifikon të dërgojë serbë nga Kosova për t’u vendosur në çadra para presidencës në Beograd, si kundërpërgjigje ndaj protestave së studentëve.

Protestat në Serbi kanë hyrë në muajin e katërt. Të njëjtat erdhën si pasojë e rënies së çatisë në një stacion të trenit në Novi Sad, që la të vdekur 15 persona, shkruan KosovaPress.


Pas raportimeve të mediave serbe se Vuçiq përmes Listës Serbe ka organizuar serbët nga Kosova “ta ruajnë” në presidencë, siç ka përcjell KosovaPress, Elek nuk është deklaruar lidhur me këtë.

“Aktualisht jam në një konferencë në spital, nuk e kam idenë se për çfarë bëhet fjalë. Le të flasim për një orë”, i ka thënë Elek gazetarit të Beta-s, transmeton KosovaPress.

Megjithatë, Eleku më vonë nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve të shumta me të njëjtën pyetje, shkruajnë mediat serbe, përcjell KosovaPress.

Lexo edhe

Video