Zjarri te tregu në Prishtinë, zjarrfikësi jep detaje

Malë Gashi ushtrues i detyrës së komandantit të brigadës së Zjarrfikësve në Komunën e Prishtinës ka dhënë detaje të reja për zjarrin e shkaktuar në disa lokale në Prishtinë.

Gashi tha se te Tregu i Gjelbër janë përfshirë gjashtë lokale që mbajnë produkte të ndryshme si pemë e perime, kafiteri dhe një nga to me pajisje elektronike.

Sipas tij ekipet kanë reaguar shpejtë duke prerë zjarrin dhe duke mos i lënë mundësi për shpërndarje derisa sipas tij herët është të dihen shkaqet.  

Gashi shtoi se nuk ka persona të lënduar por dëmet materiale konsiderohen të mëdha.


Edhe njëri nga pronarët që iu është djegur lokali Rexhep Avziu pronar i kafiterisë,  ka thënë se dëmi i shkaktuar nga zjarri është afërsisht deri në 15 mijë euro.  

“Dëmi është 15 mijë euro afërsisht”, tha ai.

Për zjarrinnë rrugën “Ilaz Ahushi”, në Prishtinë edhe policia e Kosovës ka folur për KosovaPress.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeri ka thënë se zjarrfikësit dhe policia janë duke u marrë me rastin derisa nuk raportohet për persona të lënduar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video