Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë orëve të mëngjesit klubin e njohur “Gate Club”, në Prishtinë dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra ka dhënë detaje rreth këtij zjarri. Ai tha se në orët e hershme të mëngjesit për një kohë të shkurtë është lokalizuar zjarri dhe është bërë parandalimi që mos të përfshihen edhe objektet tjera afër kësaj zone.
“Ekipet janë dalë në vendin e ngjarjes, ka filluar me fikjen e zjarrit për një kohë të shkurtë është lokalizuar zjarri dhe është bërë ndalimi të mos përfshihen dhe objektet afër nga zjarri. Ekipet janë ende duke u marrë me fikjen e zjarrit. Të lënduar nuk ka pas dhe në ndihmë na kanë ardhë edhe njësitit i zjarrfikësve prej Lipjanit dhe njësit nga Aeroporti Prishtinës…Nuk është fikur në tërësi, po nuk ka rrezik, çdo gjë është në kontroll”, tha ai.
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se sot rreth orës 05:15, është pranuar informata se në rrugën “Epiri” në Prishtinë, një lokal është përfshirë nga zjarri.
“Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes”, ka thënë Borovci për KosovaPress.
Sipas tij, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit.
![](https://kosovapress.com/admin/wp-content/uploads/2025/02/gzim-lo.jpg)