Zjarret vazhdojnë në Korenë e Jugut, 24 të vdekur

Zjarret vazhdojnë në Korenë e Jugut, 24 të vdekur

Të paktën 24 persona janë vrarë ndërsa shumë zjarre vazhdojnë të shkatërrojnë rajonin jug-lindor të Koresë së Jugut, shkruan BBC.

Shumica e viktimave janë në moshën 60 dhe 70 vjeçare, thonë autoritetet, duke shtuar se rreth 26 persona janë plagosur – 12 prej të cilëve janë në gjendje kritike – ndërsa zjarret vdekjeprurëse kanë detyruar më shumë se 23,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kriza “pa precedent” mbetet kritike dhe “po thyhet rekordi për zjarret më të këqija në historinë e kombit tonë”, tha presidenti i përkohshëm Han Duck-soo, përcjell KosovaPress.


Zjarret shkatërruan tempullin 1,300-vjeçar Gounsa në qytetin Uiseong, ku shumë objekte kulturore u larguan dhe u transportuan në vende të sigurta. Zjarret filluan në rrethin Sancheong të premten pasdite dhe më pas u përhapën në rrethin Uiseong, sipas autoriteteve.

Të nxitura nga erërat e forta dhe të thata, zjarret po përparojnë drejt rrethinave të Andong, Cheongsong, Yeongyang dhe Yeongdeok, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Një helikopter zjarrfikës ra në malet e rrethit Uiseong pasditen e mërkurë, sipas autoriteteve, të cilët janë duke hetuar shkakun.

Mijëra zjarrfikës dhe rreth 5,000 ushtarë janë dërguar për të kontrolluar zjarret e shumta, si dhe helikopterë nga ushtria e SHBA-së e stacionuar në Kore.

Lexo edhe

Video