Një depo e një kompanie private është përfshirë nga zjarri në Gjilan, e si pasojë shkaku i zjarrit të zgjeruar ishin përfshirë edhe dy lokale të tjera.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh duke thënë se ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin si dhe rasti është nën hetime.
“Është përfshirë nga zjarri depoja e një kompanie private dhe pas pak zjarri ishte zgjeruar dhe kishte përfshirë edhe dy lokale tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi zjarrfikës ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon nën hetime”, thuhet në njoftim.