Zhvarrosen mbetjet mortore të një viktime, dyshohet se mund të jetë në listën e personave të zhdukur

Zhvarrosen mbetjet mortore të një viktime, dyshohet se mund të jetë në listën e personave të zhdukur

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se nga gërmimet e realizara sot në lokacionin Suhodoll të Komunës së Mitrovicës, kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore (eshtrave) të një viktime, që potencialisht mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.

“Mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen për ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së. Gërmimet janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftim.


Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur tha se do të informoj për rezultatet e gjetjeve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar angazhimin dhe punën, duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për t’i dhënë fund ankthit 24 vjeçar të pritjes së familjarëve për të ditur vendndodhjen e më të dashurve të tyre”, përfundon njoftimi.

Lexo edhe

Video