Zhduket një djalë dhe një vajzë në Fushë Kosovë e Prishtinë

Zhduket një djalë dhe një vajzë në Fushë Kosovë e Prishtinë

Raportohet se një djalë në Prishtinë dhe një vajzë në Fushë Kosova janë raportuar të zhdukur.

Sipas Policisë së Kosovës, për rastin në Prishtinë, një grua ka njoftuar se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij, transmeton KosovaPress.

“Prishtinë / 22.02.2025 – 17:40. Më 04.03.2025 ankuesja femër kosovare ka njoftuar Policinë se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitë policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


Ndërsa, për rastin në Fushë Kosovë, dje një grua ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, transmeton KosovaPress.

“Fushë Kosovë / 25.02.2025 – 16:00. Më 04.03.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.  

Sipas policisë rasti është duke u hetuar nga njësitë policore.

Lexo edhe

Video