Lidhja Demokratike e Kosovës të shtunën, në ora 18:00, në sheshet “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova” në Prishtinë do të përmbyllë fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Besim Mulaj, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, ka thënë se ky nuk është fundi i takimeve me qytetarët, por “aty do të besatohemi për Kosovën!” Ai ka ftuar qytetarët të jenë pjesë e tubimit të madh përmbyllës të fushatës.
“Ku ka më mirë sesa të bashkohemi në prani të monumenteve të Skënderbeut dhe Presidentit historik Ibrahim Rugova, për të dëshmuar edhe një herë përkushtimin tonë për një Kosovë demokratike, evropiane dhe gjithmonë në miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Unë, që nga sot, ju them secilit prej jush 279 mijë herë faleminderit! LDK, kryeministri Dr. Lumir Abdixhiku dhe unë, si deputet i ardhshëm, do të jemi shërbëtori juaj! Më 9 shkurt, voto LDK! Voto për Kosovën e Rugovës!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
#VotoLDK #LidhjaeRe #KosovaEvropiane #KosovaMbiGjitha #BesimPërTëArdhmen
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”