Zelensky: Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet Rusi-SHBA në Arabinë Saudite

Zelensky: Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet Rusi-SHBA në Arabinë Saudite

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi as nuk do të marrë pjesë në bisedimet Rusi-SHBA të planifikuara për nesër në Arabinë Saudite, e as nuk do të njohë ndonjë rezultat në lidhje me Ukrainën.

Duke folur me gazetarët ukrainas në Abu Dhabi në një konferencë për media përmes video-lidhjes, Zelensky deklaroi se Kievi nuk ishte informuar për takimin, raporotn Anadolu.


“Ukraina nuk do të marrë pjesë. Ukraina nuk ishte në dijeni për këtë takim. Çdo negociatë për Ukrainën pa Ukrainën është e pakuptimtë. Ne nuk mund të njohim asnjë marrëveshje të bërë për ne pa përfshirjen tonë dhe ne nuk do të pranojmë vendime të tilla”, theksoi ai.

Zelensky sugjeroi se mungesa e Ukrainës mund të jetë për shkak të fokusit të Moskës dhe Washingtonit në çështjet dypalëshe, duke shtuar: “Për të qenë i sinqertë, ata kanë biseduar për një kohë të gjatë. I vetmi ndryshim tani është se ata po e bëjnë këtë publikisht”.

Lexo edhe

Video