Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se shpreson se lufta me Rusinë mund të përfundojë këtë vit. Deklaratën Zelensky e bëri gjatë Samitit Evropian në përvjetorin e tretë të luftës në Ukrainë.
Zelensky shtoi se Ukraina ka nevojë për garanci sigurie për të parandaluar pushtimin e Moskës përsëri në vitet që vijnë, duke sugjeruar se anëtarësimi në BE dhe NATO “do të na ndihmojë shumë”. Rusia ka kundërshtuar vazhdimisht idenë që Ukraina të bashkohet me NATON, përcjell RTSh.
Më herët gjatë ditës, Zelensky tha se një marrëveshje paqeje me Rusinë mund të fillojë me një shkëmbim “të plotë” të të burgosurve të luftës.