Ukraina nuk e konsideron një mision të OKB-së një alternativë ndaj vendosjes së trupave të huaja ose garancive të sigurisë për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, deklaroi sot Volodymyr Zelensky.
“Me gjithë respektin e duhur, OKB-ja nuk do të na mbrojë nga pushtimi apo dëshira e Putin për t’u rikthyer,” tha Zelensky në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin çek Petr Pavel në Kiev.
Komentet e tij vijnë pas raportimeve që Emmanuel Macron po kërkon nga OKB-ja për alternativa ndaj vendosjes së trupave evropiane në terren, raporton Independent, përcjell KosovaPress.
Më herët presidenti francez tha se po shqyrtonte mundësinë e një misioni të udhëhequr nga OKB-ja.